Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:26

​Imri Ahmeti: Fshati Brus nikoqir i takimeve tona

Prishtinë | 12/10/2017 22:03

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti në vazhdim të fushatës zgjedhore, sonte ishte në Brus, ku është zotuar se investimet do të vazhdojnë edhe në këtë fshat.

Postimi i Ahmeti në Facebook:

Fshati Brus sonte nikoqir i takimeve tona

Mbështetja e madhe në rrugëtimin tonë drejt fitores për mandatin e dytë të qeverisjes me Lipjanit u dëshmua edhe në fshatin Brus.

Sonte para banorëve të Brusit u zotova se në mandatin e dytë të qeverisjes tonë do të investohen edhe këtu si në çdo fshat tjetër. Ndërkaq duke shpalosur Platformen tonë potencova se rinia e fshatit do të ketë një fushë sportive shumë të përshtatshme për zhvillimin e aktivitete sportive të ndryshme. Kurse nuk do të mbetet asnjë rrugicë e fshatit pa asfaltim dhe trotuare e ndriçim publik.

Me punë, për Lipjanin

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress