Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:11

​Kusari-Lila: Kultura, pjesë e pandashme e identitetit të Komunës së Gjakovës

Gjakovë | 14/11/2017 19:47

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila, në kuadër të fushatës së sotme për zgjedhjet e raundit të dytë, ka mbajtur takim të përbashkët me aktorët e Komunës së Gjakovës.

Në këtë takim, kryetarja ka përmendur punën që është bërë gjatë mandatit të parë , duke theksuar që fushën e kulturës e ka trajtuar si një element esencial me të cilin karakterizohet Komuna e Gjakovës.

Ajo ka shprehur se qyteti i Gjakovës duhet të ruaj me fanatizëm trashëgiminë e vendit dhe këto vlera do të promovohen gjithnjë e më shumë duke e inkorporuar trashëgiminë kulturore me atë moderne.

“Takimi me juve është edhe një rikujtim për punën që e kemi bërë bashkë gjatë këtyre katër viteve, prej momentit kur kemi diskutuar për shume probleme, sfida si dhe politizime në fushën e artit por edhe jetës shoqërore të përgjithshme në Gjakovë, e deri tek kjo periudhë kur ne mundemi me u krenuar për arritjet në Gjakovë. Më gëzon fakti që Gjakova do ta ketë edhe shkollën e mesme të Artit të cilën e ka mbështetur një agjencion shumë serioz dhe pritet të filloje në janar të vitit 2018. Është krenari për Gjakovën që afër shkollës së muzikës të bëhet edhe shkolla e artit e cila do të rrisë edhe më shumë vlerat e qytetit si një vend me trashëgimi të pasur kulturore dhe artistike, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo theksoi se plani për teatrin parasheh përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të teatrit dhe pallatit të kulturës në përgjithësi, duke përfshirë aktivizimin e galerisë, infrastrukturën në tërësi të pallatit të kulturës, si dhe shfrytëzimin e ambienteve të teatrove të hapura si Sheshi “Ali Podrimja”.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress