Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:16

​Kodra premton krijimin e tregut për prodhime vendore bio

Prishtinë | 14/11/2017 20:11

Sot kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra vizitoi prodhuesit vendor, punishten e mobilierive dhe plantacionin e pemëve.

“Ne zotohemi se do të krijojmë tregun për prodhime vendore bio, të pemëve dhe perimeve pa taksë komunale për bujqit dhe fermerët tanë. Varësisht nga kapaciteti prodhues, bujqësia do ta ketë hapësirën e rezervuar në bazën logjistike/tregtare për të tregtuar me këto prodhime e po të njëjtat do t’i ofrohen edhe sheshit të qytetit në ditët dhe orët e caktuara nga vetë komuna. Do hapim një zyrë për planifikim dhe zhvillim e cila në baza ditore merret me shkrimin e projekteve dhe hulumtimin e fondeve si dhe me ndihmën drejtuar komuniteteve të biznesit dhe bujqësisë në paraqitjen e kërkesave dhe shkrimin e biznes-planeve të vlefshme për aplikim në fondet qeveritar dhe ato ndërkombëtare”, ka thënë Kodra, njofton VV./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress