Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:24

​Gani Dreshaj: Gjermania më ka premtuar ndihmë të madhe për investime në Istog

Prishtinë | 12/10/2017 20:18

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka siguruar qytetarët e kësaj komune se premtimet e tija nuk janë të kota dhe ai do të punojë me gjithë kapacitetin e tij për të mirën e tyre.

Ai në një shkrim në Facebook shkruan se është një hap më afër mbajtjes së premtimeve të bëra për hapjen e vendeve të punës në Istog pasi që i është konfirmuar mbështetja nga Gjermania.

Postimi i plotë i Gani Dreshajt në Facebook:

Të dashur istogas.

Premtimet që i bëj unë nuk janë të kota. Unë premtoj sepse e di kapacitetin tim për ndihmën që mund t'i bëj Istogut.

E kam potencuar disa herë se shteti mik i Kosovës, Gjermania më ka premtuar ndihmë të madhe për investime në Istog.

Duke e parë pozitën strategjike që ka ky vend i bukur, ne bashkë me gjermanët dhe ndihmën e kryeministrit Haradinaj do ta bëjmë Istogun qytetin më të bukur në Kosovë, qytetin me numrin më të madh të të punësuarve për kokë banori.

Nuk kam ardhur për të përfaqësuar vetëm AAK-në, as për tu ulur në karrigen e kryetarit, kam ardhur për ta ndërtuar Istogun të lënë anash nga shumë qeveri dhe nga mospuna e Haki Rugovës.

Lëni anash bindjet politike, unë do të jem kryetar i secilit pavarësisht partisë. 

Më jepni mundësinë që të iu ndihmoi, më jepni mundësinë që Istogu të jetë shembull i punës.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress