Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 07:31

​Vlorë, fluks i lartë udhëtarësh vendas e të huaj, 3050 në fundjavën e parë të gushtit

Prishtinë | 06/08/2019 07:50

Sezoni turistik i këtij viti vijon të ketë një fluks të lartë udhëtarësh dhe turistësh të huaj, në portin Vlorës, i dyti më i madh në vendin tonë.

“Gjatë kësaj fundjave në portin e Vlorës kanë ardhur rreth 3050 pasagjerë dhe 440 automjete”, bën të ditur porti i Vlorës.

Autoritetet portuale kanë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e emigrantëve dhe turistëve që hyjnë apo dalin përmes portit detar të Vlorës, duke hapur sportele shtesë.

Gjatë sezonit të verës në port po punohet me 6 sportele në terminal për përballimin e fluksit të udhëtarëve dhe 3 për makinat.

Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operojnë edhe anije turistike, të cilat nisen çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit./atsh

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress