Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:24

​Ulqini në Prishtinë prezanton ofertën verore 2019

Ulqin | 17/04/2019 13:41

​Ulqini ka qenë dhe mbetet një nga destiancionet e preferuara të kosovarëve për pushime verore.

Krerët e kësaj komune, por edhe agjencionet e ndryshme turistike janë të interesuar që edhe ky vit Ulqini të jetë një prej të preferuarve për pushime. Madje për këtë ata do të vijnë pas pak ditëve edhe në Prishtinë ku me disa aktivitete do të prezantojnë ofertën turistike.

Por jo vetëm kaq. Ata dëshirojnë që nga agjencionet turistike në Kosovë, por edhe nga përfaqësues të institucioneve të marrin rekomandime të ndryshme sa i përket kujdesit dhe ofertës turistike në Ulqin.

Në javën e ardhshme, në Prishtinë do të jenë kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, të cilët do të bëjnë këtë prezantim dhe do të kenë takime me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve dhe agjencioneve turistike.

Takimet thuhet se do të shërbejnë si forum për t’i paraqitur çështjet kryesore që ndërlidhen me sezonin turistik në Ulqin, si akomodimi, taksat, siguria, si dhe ofertat tjera që Ulqini ka për mysafirët kosovar këtë vit.

“Përveç prezantimit të ofertës për këtë vit, me këto takime synojmë të rrisim edhe më tutje bashkëpunimin me institucionet private dhe shtetërore të Kosovës në sferën e turizmit”, thuhet në ftesën e Komunës së Ulqinit dërguar agjencioneve turistike dhe institucioneve të ndryshme.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress