Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.10.2019 11:38

​Turistët sllovenë interes të madh për të vizituar Shqipërinë

Tiranë | 11/07/2019 11:07

Interesi i turistëve sllovenë për të për të vizituar e kaluar pushimet verore në Shqipëri është rritur.

Këtij fluksi të shtuar, Ambasada e Shqipërisë në Slloveni i është përgjigjur pozitivisht duke ofruar kontakte me agjenci e operatorë turizmi në Shqipëri.

 Gjatë periudhës së fundit katër mujore, Ambasada ka intensifikuar veprimtaritë promovuese të turizmit shqiptar. Ndërkohë ka patur rritje të interesit të qytetarëve sllovenë, studentëve, njerëzve të thjeshtë, zyrtarëve, si dhe atyre të apasionuar për turizmin e aventurës, për të vizituar e kaluar pushimet verore në Shqipëri.

Përveç ofrimit të kontakteve me agjenci e operatorë turizmi në Shqipëri, Ambasada ka vënë në dispozicion materiale e informacion për turizmin e kulinarinë shqiptare, asetet kulturore e historike të vendit, etj./atsh/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress