Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:24

​Turistë në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri të shumta natyrore

Prizren | 09/08/2019 13:31

Gjatë muajit gusht Prizreni është i mbipopulluar nga vizitorët. Në këtë qytet të vjetër, gjithçka historike gjendet për rreth rrjedhës së ujit të shatërvanit.

Kalaja e Prizrenit, Lidhja e Prizrenit, Lumëbardhi i Prizrenit, Xhamia e Sinan Pashës, Kisha Ortodokse, Hamami i Prizrenit të gjitha në një vend janë pak metra larg njëra- tjetrës.

“ Për herë të parë në Prizren më ka sjellë partneri im i biznesit. Nuk e kam pritur që përveç kryeqytetit të ekzistojë edhe një qytetet tjetër kaq i bukur. Këtu gjej një trashëgimi kulturore dhe një multietnicitet, e po ashtu njerëzit janë shumë të ngrohtë. Këtu ka shumë ndërtesa të bukura dhe më ë rëndësishmja ushqimi është fantastik”, tha Wolfgang, turist nga Austria.

E për t’i parë të gjitha përnjëherësh nga një këndvështrim tjetër, turistët zgjedhin lëshimin me parashuta nga maja e Cvilenit me një lartësi prej 1300 metra.

“ Për mua Prizreni është shumë i bukur, më është përshtatur mjaftë shumë, prandaj dua ta shoh një herë nga lart. Më së shumti në Prizren më pëlqen kalaja sepse aty bashkëshorti im më propozojë për martesë”, tha Mirjam Hajdaraj.

Të gjitha këto e bëjnë Prizrenin një ndër qytetet më të vizuara në Kosovë dhe jo vetëm nga turistë të rajonit por tërë bota./Top Channel/


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress