Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 11:36

​Shqipëri, për 20 ditë hyjnë 1 milion turistë të huaj

Tiranë | 20/08/2019 19:40

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë se në njëzetë ditët e para të këtij gushti, kanë hyrë në vend 1 milion turistë të huaj ose 16,5 % më shumë se sa i gjithë gushti i kaluar.

“Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pasaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme. Në 20 ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milion turistë të huaj ose 16,5 % më shumë se sa i gjithë gushti i kaluar”, tha Rama.

Sipas tij, rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar se Shqipëria do ta kthejë këtë sektor të rëndësishëm në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe për zhvillimin ekonomik e social./atsh

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress