Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:37

​Shëngjini, plazhi i preferuar i kosovarëve

Lezhë | 20/08/2019 14:31

Sot pa frikë mund të thuhet se Shëngjini është plazhi i pushuesve të ardhur nga Kosova.

Kushtet në këtë zonë kanë ardhur gjithmonë dhe duke u përmirësuar ndaj çdo vit e më shumë ky plazh ka njohur rritje të numrit të pushuesve nga Kosova, madje shumë prej tyre kanë blerë edhe shtëpi në qytetin bregdetar.

Krahas një ambienti shumë të përshtatshëm për ta dhe pastërtisë, mikpritja vazhdon të konsiderohet si një element i fortë dhe që ka bërë për vete shumë prej pushuesve.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë sjellë drejt Shëngjinit mijëra vizitorë e turistë.

Të lakmuara për pushuesit janë qendra e Shëngjinit, por pa dyshim në top listën e pushuesve mbetet Rana e Hedhun./Top Channel/


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress