Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:40

​Qafë-Shtama shndërrohet në parkun e preferuar të turistëve

Prishtinë | 21/10/2019 08:19

Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës, 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, i kthyer në një destinacion të vërtetë turistik ofron një mozaik natyror dhe kulturor për vizitorët.

Ky park, prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, si vend kurativ dhe turistik.

Përgjegjësi i turizmit në Krujë, Drini Masha, tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-shtator ky park u vizitua nga 45 400 turistë, nga të cilët 7 300 të huaj”.

“Pjesa më e madhe e turistëve janë nga vendet Europës Perëndimore, si Gjermania dhe Austria, të cilët e shohin këtë park si destinacioni i duhur për ecje nëpër shtigje, çiklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping”, shprehet Masha.

Sipas tij, ndërthurja e turizmit kulturor dhe atij të natyrës, e sjellin Krujën në hapësirën për të zhvilluar një paketë të plotë turistike.

Tashmë në këtë park ofrojnë shërbimin e tyre guidat lokale. Ndërkohë që ngjitja në një lartësi deri në 1725 m, njohja me faunën e larmishme, panorama natyrore e detit Adriatik, Liqeni i Bovillës, Vargmali Krujë-Dajt, janë ndër atraksionet kryesore të këtij parku.

Në këtë park, vizitori mund të marrë kënaqësinë edhe të gatimeve tradicionale të zonës me produkte bio, ku bizneset e zonës ofrojnë këtë shërbim bashkë me akomodimin nëpër dhomat që kanë ndërtuar.

Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Mes një natyre të virgjër dhe të thyer, turistë vendas dhe të huaj e shohin si destinacioni i duhur për ecje nëpër shtigje, çiklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping.

Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafë-Shtama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane që u flijuan te “Shkëmbi i Vajës”./atsh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress