Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.10.2019 11:37

​Me anije drejt Sazanit/ Ishulli dhe Karaburuni tërheq turistët - video

Tiranë | 10/07/2019 16:05

Edhe pse Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, për turistët që nisen në lundrim drejt brigjeve të Karaburunit dhe Sazanit kjo është një ditë normale, madje mungesa e rrezeve te diellit herë pas here e bën më të freskët udhëtimin.

Mes dhjetëra turistëve sot gjejmë edhe një vajzë që flet shqip.

“Unë jam Maria me origjinë nga Shqipëria, vij nga Ukraina. Vijmë për historinë këtu etj.”, është shprehur turistja.

I shpallur në vitin 2010 Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë dhe që nuk ofron plazhe me ujë të mrekullueshëm, por dhe histori.

“Ndodhem prej 20 minutash këtu, por mund ta them menjëherë se është vendi më i bukur që kam parë deri tani. Jam guide turistësh. Ky është udhëtimi i katërt në Shqipëri dhe mund t’iu them se Sazani është vendi më i bukur që kam vizituar”, janë shprehur turistët.

5816 turistë nga Polonia, Republika Çeke, Bjellorusia dhe Rusia kanë lundruar këtë vit me anije nga porti i Vlorës drejt Karaburunit, që prej muajit prill.

“Jam nga Moska. U them rusëve bjellorusëve, ejani në Shqipëri, është shumë bukur”, është shprehur një tjetër turist./tch/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress