Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 08:37

​Liqeni i Batllavës po pret dorën e investimeve

Prishtinë | 24/08/2019 11:36

Natyra nuk kurseu dorën e saj në bukuritë e Liqenit të Batllavës, por dora e njeriut po. I ndërtuar në vitin 1961 me një natyrë të virgjër e me vendplazhe të përshtatshme për pushim, ky liqen mbetet atraksion për turistët pa llogaritur investimet që mungojnë dhe kushtet jo shumë të favorshme.

Këto janë pamjet e njërit kënd të lojërave sportive dhe lodrave e që do të duhej të ishe atraksion për fëmijë e vendtakim për sportet e të rinjëve.

Një pjesë të pensionimit, Bashkim Xhyrxhala ka vendosur ta jetojë në Liqenin e Batllavës.

Ai ka një shtëpi këtu ku e kalon verën e pjesën e mbetur të jetës. Shtegu për ecje është shumë i nevojshëm, e për pastërtinë thotë se kohët e fundit është përmirësuar. Duke mos llogaritur vështirësitë e të metat, Xhyrxhala iu bënë thirrje qytetarëve të vijnë dhe t’i shfrytëzojnë këto bukuri, duke mos hedhur mbeturinat që ndotin liqenin.

Mungesën e pranisë institucionale në këtë liqe e vëren edhe Rexhep Zeka nga Orllani, pronar i një biznesi skaj rrugës së liqenit.

Zeka thotë se mungon përkrahje institucionale në mënyrë që ky liqe të shfrytëzohet më shumë për turizëm sepse ka shumë potencial.

Sipas tij, pastërtia është në nivel por se shportat mungojnë, të cilat do t’ia kishin lehtësuar punën edhe vet kompanive që merren më pastrim.

Zeka bëri të ditur se Ministria e Mjedisit ka formuar një grup punues i cili ka bërë disa matje dhe pastaj pritet të dalin me një projektplan për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë, i cili do të ndihmonte edhe vet banorët që qëndrimin në këtë pjesë, pasi shumë banorë kanë filluar të largohen.

Se sa është investuar nga niveli lokal dhe ai qendror, tregon fakti që fshati Orllan ende nuk është i kyçur në rrjetin e ujësjellësit në liqenin që gjendet në territorin e tij dhe furnizon mbi gjysmën e Kosovës me ujë.

I kontaktuar nga KosovaPress, Leutrim Sahiti, zyrtar për media nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se ministri në detyrë, Fatmir Matoshi përpos ujësjellësit dhe rrënimit të objekteve pa leje në këtë pjesë, qëllim tjetër ka hartimin e një plani hapësinorë për Batllavën, ku parashihet se si do të ndërtohet kjo pjesë.

Sipas Sahitit, kërkesat për shtegun e ecjes, zona e veçantë për kamping dhe parku i Batllavës do të vihen në jetë me planin hapësinor./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress