Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 10:49

​Këtë vit pritet 1.3 milion turistë ta vizitojnë Maqedoninë e Veriut

| 02/11/2019 15:18

Maqedonia e Veriut pret që gjatë këtij viti të ketë rritje të numrit të turistëve nga 3 deri në 5 përqind.

“Në vitin 2019 vlerësojmë se do të kemi 3 deri në 5 përqind rritje të numrit të turistëve dhe prej 5 deri në 7 përqind rritje të bujtjeve, ndërsa presim gjatë vitit të kemi rreth 1.3 milion turistë”, ka informuar drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski, duke shtuar se ngadalë turizmi në Maqedoni i afrohet numrit magjik prej katër milionë bujtjeve dhe se përgjithësisht viti 2019 është vit i mirë për turizmin pas rritjes së madhe të vitit të kaluar.

“Prandaj, Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit pret rritje të numrit të turistëve dhe rritje të bujtjeve të realizuara”, ka thënë Janevski./Alsat.M/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress