Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 09:48

​Hapet sezoni i paragllajdingut në Prizren

Prizren | 05/07/2019 07:55

Sot do të bëhet hapja zyrtare e sezonit të paragllajdingut në Prizren, si një produkt i ri turistik në qytetin e Prizrenit, por edhe në gjithë Kosovën.

Hapja do të bëhet në pikënisjen e paragllajdistëve, në Cvilen, me ç'rast do të ketë edhe fjalime rasti nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përfaqësuesja nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, Donika Gashi dhe kryetari i aeruklubit Shkaba, Ardall Celina.

Projekti i Paragllajdingut është projekt i përbashkët mes Komunës së Prizrenit, PPSE Sëisscontact dhe aeroklub Shkaba, që ka për qëllim krijimin e atraksioneve të reja turistike nga fusha e turizmit malor dhe aventurier.

Hapja zyrtare do të bëhet me fillim në ora 12:00.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress