Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 03:39

​Forbes: Brenda festivaleve të plazheve shqiptare

Tiranë | 02/07/2019 15:27

Marka “Anjunadeep” e grupit “Above & Beyond” organizoi një festival prej gjashtë ditësh dhe pesë netësh të quajtur “Explorations” në Dhërmi, Shqipëri për të përzier kulturën e festivaleve muzikore me luksin e jetës bregdetare, shkruan revista prestigjioze amerikane “Forbes” në një artikull që i kushtohet një prej festivaleve ndërkombëtare më të njohur të zhvilluar në Shqipëri.

"Festat tona kanë marrë shumë famë vitet e fundit, me evente ku janë shitur të gjitha biletat në të gjithë botën”, thotë menaxheri i “Anjunadee”, Dom Donnelly.

“Ne besojmë se tingujt tanë shijohen më mirë jashtë nën rrezet e diellit, pra ne jemi larguar nga klubet e natës dhe jemi afruar me festat ditën. Pra një festë që zgjat gjithë fundjavën në plazh duket si një evoluim i natyrshëm”, thekson ai.

Sipas James Grant, menaxheri i grupit “Above & Beyond” që prej vitit 2001 dhe bashkëthemelues i markës “Anjunadeep”, “Explorations” janë festivalet e para që zgjasin gjithë ditën për “Anjunadeep” dhe ato u zhvilluan nga data 20-25 qershor në Dhërmi.

Eventi solli 45 artistë, duke u kthyer në spektaklin më të madh të organizuar nga grupi për mbledhjen në një vend të vetëm të talenteve si “Lane 8”, “Dusky” dhe “Yotto”.

Festivali kishte katër skena, ku skenat kryesore në mbrëmje ishin “Empire” dhe “Splendor” ndërsa skenat e gjatë ditës ishin “The Cove” dhe “Yacht Club”. Kishte edhe një vend të pestë të quajtur Gjipe për pjesëmarrësit që të shijonin muzikën.

Donnelly thotë se “Riviera Shqiptare është vërtetë një prej sekreteve të fundit të mbetura në Mesdhe”.

Ai tha se “turistë ndërkombëtarë kanë udhëtuar deri në këtë vend të vogël të mbushur plot plazhe magjepsëse që janë të gjitha të mrekullueshme për t’i kthyer në pista intime vallëzimi”.

“Ne shpresojmë të ndërtojmë një marrëdhënie të fuqishme me komunitetin lokal në vitet në vijim dhe po punojmë në një numër iniciativash në këtë drejtim, përfshirë punën me artizanë dhe tregtarë të zonës, duke kërkuar DJ shqiptarë të talentuar për të performuar dhe për të mbledhur fonde për fëmijët e fshatit SOS. Një bamirësi për t’u kujdesur për fëmijët në nevojë”, shtoi Donnelly.

Pjesëmarrësit e këtij festivali mundën të marrin pjesë në shumë aktivitete si meditime, seanca për fleksibilitet, joga dhe “gong baths” (qetësim nëpërmjet tingujve të një daulleje të madhe).

“Ajo që i bën Explorations unike janë qasja jonë gjithëpërfshirëse ndaj eventit dhe komuniteti i jashtëzakonshëm i fansave të Anjunadeep”, thekson Donnelly . /ATSH/



Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress