Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:02

​Fluksi turistik në Shqipëri, shënohet rritje në sektorin e hotelerisë

| 20/09/2019 16:18

Sektori i hotelerisë në Shqipëri shënoi rritjen e dytë më të madhe, brenda këtij viti si në shitje, fondin e pagave dhe të punësimit më të lartë, nxitur nga fluksi i shtuar i turistëve të huaj.

Sipas INSTAT, indeksi i shitjeve të hoteleve shënoi rritje 7,0 % në tremujorin e dytë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,3 % dhe fondi i pagave u rrit me 14,3 %.

Treguesit mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike, tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikleta; transport, magazinim dhe postë; hotele; bar-restorante; informacioni dhe komunikacioni; aktivitete të arkitekturës dhe inxhinierike dhe agjenci udhëtimi.

INSTAT bën të ditur se në tregtinë me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave shënoi rritje te shitjeve me 2,9 %, numri i të punësuarve shënoi rritje 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave shënoi rritje 6,6 %.

Transport, magazinimi dhe posta shënuan rritje te shitjeve me 0,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i të punësuarve shënoi rritje 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave u rrit me 2,9 %.

Bare dhe restorantet shënuan rritje të shitjeve me 4,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,8 % dhe fondi i pagave u rrit me 12,5 %”.

Ndërsa indeksi i shitjeve në sektorin në sektorin e informacionit dhe komunikimi shënoi rritje 2,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018 dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 17,5 %. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018.

Aktivitetet në arkitekturë dhe inxhinieri shënuan rënie të shitjeve me 33,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve shënoi rritje 8,4 % dhe fondi i pagave u rrit me 0,4 %.

Agjencitë e udhëtimit shënuan rritje shitjeve me 5,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i të punësuarve shënoi rritje me dhe fondi i pagave u rrit me 12,4 %, bën të ditur INSTAT.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress