Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:36

​Flamujt simboli i mikpritjes për turistët në Shëngjin

Prishtinë | 25/05/2019 15:43

Flamujt e shteteve kombëtare do të jenë simboli i mikpritjes për turistët shqiptarë e të huaj që do të zgjedhin këtë vit të pushojnë në Shëngjin. Mbi 400 të tillë janë vendosur në rrugën hyrëse të zonës turistike.

Kjo do të jetë pamja e hyrjes së Lezhës dhe Shëngjinit këtë sezon turistik.

Rreth 400 flamuj kombëtarë të shteteve nga e gjithë bota janë vendosur përgjatë rrugëve si përshëndetja e mikpritjes për turistët që do të zgjedhin këtë verë bregdetin e Lezhës.

"Me anë të këtyre flamujve i themi  mirëseardhjen të gjithë turistëve në festivalin që do mbahet tani ku do vijnë mijëra vete por edhe përgjatë gjithë sezonit turistik.", ka thënë Arben Fushaj.

E gjitha është punë e një personi të vetëm me qëllim promovimin e turizmit

Drejtuesit vendorë presin rritje të numrit të turistëve në bregdetin e Shëngjinit këtë verë.

Të paktën 6 mijë të tillë pritet të mbërrijnë në fund të majit në festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike që do zhvillohet tek Rana e Hedhun.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress