Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 03:28

​Festa e brumit në Gjirokastër

| 18/07/2019 11:49

Recetat tradicionale të produkteve të brumit u shoqëruan me këngët dhe ritet e përcjella ndër breza u prezantuan në Gjirokastër në edicionin e dytë të Festës së Brumit.

Amvisat kërkuan ruajtjen e këtyre recetave të paprekura, ndërsa për ekspertët ky aktivitet është një mundësi për listimin e trashëgimisë jo materiale.

Zënia e bukës së dasmës, kulaçit të lindjes apo hapja e petëve u shoqëruan nga këngët dhe ritet e përcjella ndër breza.

Kjo grua e ansamblit Visaret e Krrabës, veç recetës edhe kostumin e ka gati dy shekullor.

"Këto janë traditat e vjetra që kanë qenë gjithmonë. E kam trashëguar në familje, prodhoj dhe vetë kostume popullore. Kam mbi 40 kostume popullore të vjetra."

Petulla, petë, kulaç e shumë receta e tjera u prezantuan në edicionin e dytë të Festës së Brumit mbajtur në Gjirokastër.

Amvisat e vjetra kërkojnë që këto receta të mos largohen nga tradita.

"Të gjitha recetat e brumit të vjetra janë, petullat, kulaçi."

Studiuesi, Niko Kotherja, tha se qëllimi i aktivitetit është njohja e traditave dhe listimi i trashëgimisë jo materiale.

Grupe folklorike të ardhur nga Shqipëria dhe Greqia i dhanë ngjyra festës.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress