Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.10.2019 11:37

​Edhe pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit përfshihet në UNESCO

Baku | 06/07/2019 09:01

Komiteti i Trashëgimisë Botërore, i cili po zhvillon sesionin e tij të 43-të, në Baku, Azerbajxhan përfshiu në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.

“Ndajmë me gëzim dhe krenari një lajm të mirë! Pas një pune shumëvjeçare, më në fund, ‘trupi’ i Ohrit është i plotë në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Sot, Komiteti i Trashëgimisë Botërore, i cili po zhvillon sesionin e tij të 43-të, në Baku, Azerbajxhan, miratoi zgjerimin e pronës: “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit”. Tanimë edhe pjesa shqiptare i përket trashëgimisë së mbarë botës”, tha Margariti.

Liqeni i Ohrit, një nga liqenet më të vjetër të botës, që ndodhet në Evropën Juglindore, konsiderohet një nga rezervat më të mëdha të biodiversitetit dhe njëkohësisht një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në kontinent.

Kombinimi i vlerave të dukshme natyrore, me cilësinë dhe diversitetin e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore e bëjnë këtë rajon vërtet unik./atsh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress