Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 09:46

​Delfini në gjirin e Lalëzit, ndihmohet për lindje të parakohshme

| 24/06/2019 08:12

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri bën me dije se një delfin vizitoi ujërat e detit Adriatik në gjirin e Lalëzit këto dy ditë.

AKZM dhe AdZM Durrës, sapo u lajmëruan nga pushuesit për ngjarjen u vunë në kontakt me ekspertët, të cilët erdhën në ndihmë. Delfini ishte shtatzënë dhe donte të gjente një vend për të lindur. Nën mbikëqyrjen e veterinerëve ekspertë kreu një lindje të parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur në bark.

“Ekspertët tanë u konsultuan dhe me homologët e tyre në Greqi duke arritur në këtë përfundim të njëjtë. Pas lindjes, delfini mama u largua e qetë në thellësi pa u kthyer më. Nisur nga kjo ngjarje ju kërkojmë qytetarëve që në raste të tilla të lajmërojnë menjëherë institucionet përkatëse dhe jo të tentojnë vetë të gjejnë zgjidhje, pasi në këto raste kërkohet ekspertiza e duhur. Kafshët e egra nuk janë një lojë për fëmijët dhe as për të rriturit. Shpesh, ato iu afrohen vendeve të banuara dhe njerëzve për ndihmë”, thuhet në njoftimin e AKZM-së.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress