Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 02:27

​Çantat e kashtës, aksesori simbol i kësaj vere

| 07/06/2018 17:56

Çantat e kashtës janë aksesori që jo vetëm do të plotësojnë veshjen tuaj këtë verë, por do e ngrenë performancën në një tjetër nivel.

Një nga tendencat e këtij viti është kombinimi i aksesorëve tipikë të plazhit si çanta e kashtës, me veshjet më elegante. Nëse deri më tani çantat e kashtës i keni mbajtur vetëm në plazh, lidhni një shall mëndafshi në të, dhe ja ku përftuat një aksesor chic që do të kombinohej bukur me çdo veshje në mbrëmje.

Nga modelet e çantave rrethore deri tek klasiket, të qëndisura apo jo, të mëdha e të vogla, duket se vera e 2018-ës i ka të gjitha modelet.

Nëse çantat e mëdha preferohen për pjesën e parë të ditës, ato të voglat, kryesisht të rrumbullakëta shkojnë më së miri me veshjet festive.

Vera kërkon aksesorë praktikë , ndaj ju nuk do e hiqni nga dora këtë çantë.









Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress