Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:53

​AltaVia Travel hap sezonin turistik për në Turqi

Prishtinë | 06/04/2019 12:55

Agjencia e udhëtimeve në Kosovë, ‘Altavia Travel’, në një mbrëmje madhështore ka hapur sezonin e saj turistik për në hotelet e shtetit turk, ku ishin të ftuar përfaqësuesit e hoteleve më renome në këtë shtet.

Përfaqësuesi i Altavia Travel, Albion Idrizi me entuziazëm u shpreh se ky vit veror do të jetë më ndryshe, për faktin se kanë kontraktuar 31 fluturime për në qytetin e Antalya-s, dhe jo vetëm.

Ai po ashtu bëri të ditur se janë duke investuar në sjelljen e produkteve të reja, ku theksoi nevojën e disa investimeve teknologjike.

“Vera këtë vit ka me qenë shumë interesante për faktin se kemi kontraktuar diku 31 fluturime për Antalya, kemi marr kontingjent dhoma për në Ulqin ë në h otelin Long Beach dhe Holiday Village. Kemi kontraktuar po ashtu dhoma në Radhinë në hotelin Pastarela. Dhe kemi me pas një varg produkte të reja që kemi me i fut në treg, që je me pas çka me prodhuar tek klienti. Po ashtu jemi duke investuar në teknologji informative që me pas një sistem ku i gjeni gjitha produktet tona... shuma e investimeve në teknologji është gjashtë shifrore është investimi më i madh që është bërë në Kosovë në faqe, ose në një makinë të kërkimit”, tha ai.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë dhe vet përfaqësuesit e hoteleve në Turqi, nga IC Hotels, Elena Duden, e cila tregoi në detaje gjithë hotelin e tyre, duke i kërkuar të ftuarve që t’i shijojnë plazhet në Turqi dhe akomodimet në Hotelet EC.

Ai gjithashtu u shpreh falënderues për bashkëpunimin që e kanë me Altavia Travel dhe njoftoi se kanë ndërtuar njërin ndër Akua Parkun më të madh në gjithë regjionin e qytetit të Belekut.

“Nëse keni familje të mëdha, mund të vini në kategorinë e villave familjare, ato kanë hapësirë dhe dhoma të mira. Ne gjithashtu kemi ndërtuar një akua park gjigand dhe është njëri ndër akua parqet më të mëdha në gjithë regjionin e Belekut”, tha ajo

Nga Kilikya Hotels Mustafa Sonmenzay tha se hotelet që ai përfaqëson janë të veçanta me kushte të shkëlqyera, dhoma të shumta, pishina dhe restorant të shkëlqyer.

Krejt kjo sipas tij ka ardhur për shkak të pozitës së mirë që kanë në qytetin e Kemerit, që ai e cilësoi si vend i kulturave.

“Më duhet të falënderoj Altavia Travel për këtë ngjarje. Hotelet tona janë vende të mira me shumë metra katror, kemi plazhin afër hoteleve, po ashtu dhe një kanion. Më duhet të flas dhe për Kemerin. Kemer është pika e mesit i kulturave që prezantojnë historinë tonë”, tha ai.

Edhe Hotelet Kamelya  në Turqi ishin të përfaqësuara në këtë ngjarje, përfaqësuesi i tyre, Esat Bunduz tha se plazhet dhe pishinat tek hotelet e tyre janë të veçanta dhe në afërsi shumë të vogël.

Duke folur për kushtet e tyre që iu ofrojnë mysafirëve, ai tha se ato janë të një niveli të lart dhe kushdo që shkon për pushime atje, do të ndihen i mahnitur me atë që do të shoh.

“Më e veçanta e hoteleve tona është se gjithë hotelet kanë oborr dhe janë të lidhura me njëra tjetrën dhe se nuk ka asnjë pengesë brenda tyre. Kjo nënkupton se nëse je mysafir në ndonjërën prej këtyre hoteleve mund t’i përdorësh të tre hotelet”, tha ai.

Pjese e kësaj mbledhje të ishin dhe shumë hotele të tjera me lokacion në shtetin Turk, përfshi hotelet Armas, Barut, Concorde, Lyleis World që të gjithë përfaqësuesit e këtyre hoteleve iu bën thirrje mysafirëve që t’i vizitojnë këto hotele, pasi do t’i shijojnë në maksimum pushimet e tyre./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress