Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.10.2017 10:24

    ​Aloe Vera aleati juaj për verë

    | 19/05/2017 17:09

    Ekspozimi i lëkurës në diell gjatë stinës së verës është një gjë e paevitueshme, e cila ndonjëherë mund të sjellë edhe pasoja dhe dëmtime më të mëdha.

     Aloe Vera përveç përdorimit të gjerë në receta medicinale  dhe për benefitet që i sjellë organizmit, është tejet e rekomandueshme edhe për lëkurën, shkruan KosovaPress.

    Vetitë e saj anti- inflamatore  ndikojnë në lehtësimin e djegieve të shkaktuara nga rrezet e diellit si dhe qetësimin dhe freskimin e lëkurës, duke lehtësuar dhimbjet.

    Kjo është metoda më efektive e përdorimit të saj.

    1. Merrni brendësinë e një gjetheje të aloe veras.

    2. Vendoseni gjelin që gjendet në brendësi në frigorifer për gjysmë ore.

     3. Aplikoni gjelin në zonat e prekura të lëkurës.

    4. Lëreni të thahet për një kohë deri sa lëkura ta ketë absorbuar plotësisht anën medicinale të kësaj bime.

    5. Përdoreni këtë recetë për 5 ose 6 herë në ditë derisa të arrini efektin e dëshiruar.

    Nëse e keni vështirë të gjeni një bimë aloe vera, blini ndonjë krem me përmbajtje të saj si zëvendësues.

     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress