Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:35

​Zyrtare: Yll Hoxha largohet nga Vllaznia

| 16/12/2016 14:57

Yll Hoxha zyrtarisht sot është ndarë me klubin shkodran, Vllaznia.

Mesfushori nga Kosova, i cili për disa vite bën karrierë në futbollin shqiptar, ka vendosur të largohet nga skuadra shkodrane.

Mosmarrëveshjet e tij me trajnerin e Vllaznisë kanë sjell “divorcin” e Hoxhës me Vllazninë.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar largimin dhe arsyet e largimit të tij nga klubi shkodran, transmeton KosovaPress.

Ky është postimi i tij:

Duke filluar nga sot, nuk jam me nje futbollist i Vllaznise. Ka qene nje kerkese e imja per te zgjdhur kontraten me mirekuptim, pas nje mosmarreveshje te trajnerit me mua. Deshmitar te padrejtesise se tij ndaj meje eshte i gjithe ekipi. Por, une dua te falenderoj drejtuesit qe u treguan korrekt, profesionist dhe te drejte. Gjithashtu, dua te falenderoj te gjithe tifozet e Shkodres qe me ben te ndihem si pjese e familjes se tyre. Eksperienca ime zgjati pak, por ka qene e mbushur me emocione pozitive prej tifozeve. Profesionalizmin tim e kam treguar kudo qe kam luajtur. Uroj qe te vertetat dhe prapaskenat qe ndodhin aty, te dalin nje dite. Refuzoj te flas per problemet e trajnerit, pasi s'dua te prish atmosferen ne klub. I uroj Vllaznise sa me shume suksese. E kam mbajtur me nder ate fanelle dhe kam dhene maksimumin tim. Me shume respekt, Yll Hoxha.

Ai pritet të kthehet në futbollin e Kosovës, pasi që kërkohet nga disa klube të mëdha të vendit tonë. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress