Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 09.12.2018 09:40

​Zyrtare: Monaco shkarkon trajnerin

Monako | 11/10/2018 14:00

Klubi francez po kalon në një krizë të thellë të rezultateve.

Leonardo Jardim e ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me ekipin e Monacos.

Trajneri portugez, ka ndërprerë marrëdhënien me klubin francez, si pasojë e nisjes së keqe dhe rezultateve të dobëta me ekipin. Monaco ka shënuar vetëm një fitore në nëntë javë në kampionat dhe renditet e treta nga fundit në kuotën e gjashtë pikëve.

Katër humbjet e fundit rresht mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve detyruan drejtuesit të marrin vendimin e shkarkimit të trajnerit, i cili e drejtoi për 233 ndeshje ekipin.

Jardim u ul në stolin e klubit në vitin 2014, ndërsa në sezonin 2016-2017, ai arriti të fitonte titullin kampion me Monacon. Ai sezon ishte i shkëlqyer për klubin nga Principata, sepse Jardim dhe lojtarët e tij arritën në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Favorit për të zënë vendin e Jardim te Monaco, është Thierry Henry.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress