Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 07:51

​ZYRTARE: Kastriot Selmani, futbollisti i radhës që i bashkangjitet KF Llapit

Prishtinë | 12/06/2019 14:24

Futbollisti llapjan, Kastriot Selmani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin e vendlindjes së tij, Llapin.

Gjatë ditës së sotme, Selmani ka kryer prezantimin si futbollist i Llapit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi llapjan, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Kastriot Selmani, 19 vjeç, i gjatë 1.75 m, i lindur më 08.07.1999 në Podujevë. Është mesfushor dhe sulmues krahu, luan me këmbë të majtë. Kategoritë e reja i ka kaluar tek FC Prishtina, përderisa për 6 muaj ishte pjesë e FC Vushtrrisë. Poashtu, Kastrioti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.

Ja postimi i plotë:


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress