Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 02:26

​Zyrtare: Batshuayi huazohet te Valencia

Prishtinë | 10/08/2018 17:49

Sulmuesi belg ka ndërruar përsëri skuadër.

Në Angli është mbyllur dje afati kalimtar për blerjet e lojtarëve, por jo edhe për shitjet e huazimet e tyre.

Kësisoj, Chelsea ka larguar sulmuesin, Michy Batshuayi i cili është huazuar te Valencia. Spanjollët arritën marrëveshje njëvjeçare për huazimin e 25-vjeçarit.

Batshuayi luajti në gjashtë muajt e fundit te Borussia Dortmundi në huazim, ku tregoi një formë mjaft të mirë, duke shënuar shtatë gola në dhjetë ndeshje.

Gjithsesi kjo nuk mjaftoi për të bindur trajnerin e ri të “Bluve”, Maurizio Sarrin t’i japë një tjetër shans, pasi italiani vendosi të mbajë në skuadër spanjollin Alvaro Morata dhe francezin Olivier Giroud. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress