Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.01.2017 06:15

​Zyrtare: Badstuber kalon te Schalke

| 10/01/2017 19:40

Bayern Munich ka huazuar mbrojtësin Holger Badstuber te skuadra e Schalkes.

Klubi bavarez ka njoftuar se Badstuber është dhënë në huazim te Schalke deri në përfundim të këtij stinori, pasi që mbrojtësi gjerman ka pasur pak hapësira me ardhjen e Carlo Ancelottit në stolin e Bayernit.

Për 27-vjeçarin ishte interesuar Pep Guardiola i cili ka punuar me të kur drejtonte Bayernin, por zyrtarët e kampionëve të Gjermanisë nuk kanë dashur ta lejojnë atë të largohet nga Bundesliga.

“Badstuber kalon te Schalke 04 në formën e huazimit deri në përfundim të stinorit, pas marrëveshjes që është arritur mes lojtarit, agjentit të tij, Bayernit dhe Schalkes”, thuhet në njoftimin e klubit bavarez.

Në ditët në vijim Badstuber do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te klubi nga Veltins Arena.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress