Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 02:56

​Zyrtare: Aro Muric bëhet me skuadër të re

Prishtinë | 09/07/2019 11:07

Portier i Kosovës, Arijanet Muric është huazuar tek klubi tjetër anglez.

Muric është huazuar tek klubi i Nottingham Forest nga Manchester City, dhe këtë e ka bërë të ditur vet klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Muric ishte huazuar sezonin e kaluar edhe në klubin NAC Breda, por u rikthye sërish te City pas dëmtimit të portierit të Cityt, Claudio Bravo.

Ky është nënshkrimi i pestë i klubit anglez, dhe Muric pritet tanimë të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës para se të nisen për në Greqi ku do të mbajnë trajnimet parasezonale me skuadrën./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress