Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.08.2017 09:29

​Zidane: Nuk do ta kemi lehtë kundër Barcelonës

Madrid | 12/08/2017 14:32

Zinedine Zidane ka konfirmuar se së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje të re trevjeçare me Real Madridin.

Lajmi vjen para dy ndeshjeve të Super-kupës spanjolle kundër Barcelonës, transmeton KosovaPress.

“Jam i lumtur që jam këtu. Kontrata nuk do të thotë asgjë, mund ta nënshkruani për 10, 20 vjet. Unë e di ku jam dhe çfarë bëj. Pas një viti ndoshta nuk do të jem këtu. Asnjëherë nuk do të grindem me Realin”, ka thënë Zidane.

Ai është shprehur i lumtur për shkak të besimit që klubi mbretëror ka ndaj tij.

“Synimet janë gjithmonë të njëjta, të fitohet çdo ndeshje dhe të merren të gjitha trofetë e mundshme”, është shprehur trajneri francez.

Duke folur rreth Super-kupës me Barcelonën, trajneri i Real Madridit tha se përballja me rivalin e madh nuk do të jetë e lehtë.

“Nëse mendojmë se do të jetë lehtë, nuk do të kalojmë mirë. Super-kupa është ndeshje e madhe, sidomos tash kur ana e kundërt është rivali më i mirë i mundshëm”, ka thënë ai.

Ndonëse Barcelona ka mbetur pa Neymar, i cili është larguar nga skuadra, Zidane mendon se zëvendësuesi i tij do të jetë lojtar i shkëlqyeshëm.

“Kushdo që do të zëvendësojë Neymar do të jetë i shkëlqyeshëm, po ashtu. Nuk do të jetë si Neymar, pasi që ai është unik, por do të jetë i shkëlqyeshëm”, është shprehur ai.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress