Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.10.2018 04:53

​Zidane: Do të përforcohemi gjatë janarit

| 03/01/2018 23:28

Trajneri i Real Madridit ka konfirmuar që klubi do të bëjë blerje gjatë këtij afati kalimtar.

Real Madrid është kritikuar për blerjet që ka bërë gjatë verës dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet negative të skuadrës këtë sezon ku kampionët e Spanjës kanë ngecur në La Liga prapa Barcelonës me një minus prej 14 pikësh.

Mirëpo gjatë janarit presidenti Florentino Perez dhe trajneri Zinedine Zidane janë bindur që të intervenojnë në përforcimin e ekipit dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë francezi, transmeton KosovaPress.

“Jam takuar me presidentin Perez, por nuk do t’ju them saktësisht se për çfarë biseduam. Ne folëm për çdo gjë me presidentin dhe për përforcime gjithashtu”.

“Sot nuk do të nënshkruajë askush, por deri më 31 janar gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Zidane për gazetarët. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress