Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:21

​Yaya Toure mendon ta vazhdojë karrierën në Amerikë

Prishtinë | 23/04/2019 13:39

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë aktualisht është pa klub.

Ish mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe se shikon SHBA-të dhe Azinë, si vendet ku mund të vijojë karrierën, shkruan KosovaPress.

Pas një aventure të dështuar me Olympiacosin në Greqi, mesfushori nga Bregu i Fildishtë është tashmë një lojtar i lirë dhe po pret për një tjetër ofertë për të vijuar karrierën.

“Nuk është akoma momenti për t’u tërhequr”, deklaroi Toure. “Besoj se mund të luaj akoma për dy-tre sezone të tjera, ndoshta në SHBA apo Azi. Po marr kohë për të menduar zgjidhjen më të mirë për të ardhmen time”, tha futbollisti./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress