Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:45

​Yaya Toure kalon në skuadrën kineze

Pekin | 16/05/2019 12:21

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Manchester City Yaya Toure do të vazhdojë karrierën e tij në ekipin e ligës së dytë të Kinës Qingdao Hanzai.

36-vjeçari mbërriti në Qingdao dhe vetëm ekzaminimet mjekësore e ndajnë nga nënshkrimi i kontratës.

Toure vjen në radhët e skuadrës kineze për të plotësuar vendin e një të huaji.

Ai vetëm disa ditë më parë demantoi daljen në pension, të cilën e paralajmëroi menaxheri i tij, Dmitri Seluk.

Lojërat më të mira ai i bëri për City, ku si kapiten udhëhoqi skuadrën deri te fitimi i tre titujve në Premierë Ligës, dy Liga të Kupës dhe Kupën FA, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress