Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 19.11.2019 12:02

​Williams: United më kontaktoi para se të nënshkruajë kontratën

Bilbao | 11/09/2019 15:25

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Inaki Williams ka pranuar që ka pasur kontakt me Manchester United.

Këtë verë klubi anglez ka qenë i interesuar për lojtarin, mirëpo transferimi ka dështuar pasi sulmuesi ka nënshkruar kontratën e re me klubin spanjoll.

Futbollisti spanjoll tha se ka pasur kontakt me gjigantin anglez, transmeton KosovaPress.

“Kisha kontakt me United, por nuk mund t’ju tregoj se kush më telefonoi”, deklaroi ai.

25-vjeçari nënshkroi kontratë nëntëvjeçare, gjë që e ka rritur klauzolën e tij në 85 milionë euro.

Spanjolli në fund tha se asnjëherë nuk do të largohet nga Bilbao.

“Opsioni numër një është të qëndrojë në Athletic Club dhe të pendohem këtu. Transferimi në Real Sociedad? Jo, asnjëherë nuk mund të transferohem atje, jam shumë i sigurt”, përfundoi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress