Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:21

​Wenger nuk përjashton mundësinë e largimit të Ozil dhe Sanchez

Prishtinë | 12/10/2017 19:18

Trajneri i Arsenalit duket se është dorëzuar për dy yjet e tij.

Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, pritet të largohen nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Dy futbollistët nuk kanë pranuar të vazhdojnë kontratat e tyre me klubin, të cilat skadojnë në përfundim të stinorit dhe për këtë arsye Wenger po mendon që t’i vë në shtije para se ata të largohen si lojtar të lirë, transmeton KosovaPress.

“Në këtë situatë ku ndodhemi kemi analizuar të gjitha mundësitë  dhe largimi i tyre në janar është një opsion i mundshëm”, ka deklaruar Wenger.

“Sa i takon dëshirës së Ozil për të qëndruar mund të them se jam në dijeni dhe më vjen mirë për këtë fakt. Aktualisht nuk kemi asnjë vendim konkret për ta komunikuar zyrtarisht por shpresoj që situata të ndryshojë sa më shpejt”.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress