Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 26.06.2017 09:12

​Wenger nuk e ka ndërmend të pensionohet

| 17/02/2017 14:04

Trajneri i Arsenalit siguron se do të jetë në stol edhe për të paktën një vit.

E ardhmja e Arsene Wenger te Arsenali është në dyshim të madh, sidomos pas turpërimit të radhës që skuadra londineze pësoi nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Përkundër kësaj, francezi është i bindur se nuk do të pensionohet nga futbolli në përfundim të stinorit, por nuk e di nëse do të jetë ende në stolin e Arsenalit, transmeton KosovaPress.

“Pa marrë parasysh se çka ndodh këtë sezon, unë edhe vitin tjetër do të jem në drejtim të ndonjë skuadre, çoftë ky Arsenali apo një ekip tjetër”, ka thënë Wenger.

“Është e rëndësishme për klubin që të marrë vendimin e duhur për të ardhmen. Nuk kam punuar 20 vite në këtë klub dhe në momentin që largohem mos të mërzitem më për ta”.

“Kam pasur mundësi që të shkoja në klube tjera por unë kujdesem për këtë klub dhe të ardhmen e tij. Është e rëndësishme që të mbetet në duar të sigurta”, ka përfunduar Wenger. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress