Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 26.05.2017 07:40

​Wenger do të qëndrojë te Arsenali, thotë Tony Pulis

| 20/03/2017 17:16

Arsene Wenger ka vendosur që të qëndrojë si trajner i Arsenalit, pavarësisht kritikave të forta ndaj tij, ka surprizuar homologu i tij i Ëest Bromwich Albion, Tony Pulis, i cituar nga shtypi anglez të hënën.

Pulis pas fitores të shtunën të ekipit të tij ndaj Arsenal (3-1) deklaroi se Wenger ka vendosur që të qëndrojë.

“E them ketë pasi ma ka thënë ai vete”, shkruanin Daily Telegraph dhe Daily Mirror.

Wenger, 67 vjeç, në post te Arsenali që nga 1996, e ka kontratën deri në fund të këtij sezoni.

Sipas shtypit britanik, pronari amerikan i klubit londinez, Stan Kroenke, i ka propozuar një zgjatje kontratë në dy vjet.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress