Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 05:13

​Warriors mposhtin me vështirësi Miamin, humbje e thellë për Lakers

| 11/02/2019 12:33

Kampionët në fuqi të NBA kanë hasur në vështirësi për të mundur Miami Heat.

Në pesë ndeshje të luajtura të dielën në NBA, bie në sy fitorja në sekondat e fundit e Golden State Warriors 120-118 në “Oracle Arena” ndaj Miami Heat.

5 sekonda para fundit të takimit, kur rezultati ishte i barabartë 118-118, DeMarcus Cousins fitoi dy gjuajtje të lira, të cilat i realizoi me gjakftohtësi.

Më meritori në këtë fitore ishte Kevin Durant me 39 pikë, ndërsa Klay Thompson dhe Stephen Curry shtuan 29 përkatësisht 25 pikë.

Vjen fitorja e dytë radhazi e Philadelphia 76ers, pas marrvëshjes për blerjen e Tobias Harris. Ish-basketbollisti i Los Angeles Clippers ishte një nga protagonistët e fitores ndaj Los Angeles Lakers me rezultatin 143-120.

Joel Embiid shkëlqeu me doble-double, 37 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Harris shtoi edhe 22 pikë të tjera. Lakers dështuan në mbrojtje dhe kur LeBron James shënon vetëm 18 pikë, tregon për një mbrëmje negative të skuadrës. Në këtë ndeshje nuk vlejtën as 39 pikët e Kyle Kuzmas.

Luka Donçiq vijon sezonin magjik në radhët e Dallas Mavericks, që edhe pse u ndodhën -14 pikë në fund të çerekut të tretë, në fund arritën të triumfonin 102-101 ndaj Portland Trail Blazers.

Talenti slloven e mbylli takimin 28 pikë, 6 asistime dhe 8 kërcime, ndërsa Portlandi nuk diti të maksimizonte 30 pikët e Damian Lillard.

Phoenix Suns pësuan humbjen e 14-të radhazi me shifrat 117-104 ndaj Sacramento Kings, ndërsa Atlanta Hawks kaluan me lehtësi 124-108 Orlando Magic.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress