Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 01:50

​Viti 2017, më i miri për futbollin tonë, thonë trajnerët

Prishtinë | 03/01/2018 11:50

Viti 2017 është viti më i mirë i futbollit të Kosovës. Organizimi i klubeve, cilësia, shikueshmëria, janë më të mira krahasuar më vitet e kaluara. Edhe në segmentet tjera të lojës së futbollit ka përparime.

Kështu mendojnë disa nga trajnerët e futbollit tonë. Madje, sipas tyre, ky vit që tashmë ka ikur, ka qenë viti më i mirë nga Kosova e pasluftës për lojën më të bukur në botë, futbollin.

Trajneri i FC Llapit, Tahir Batatina i ka thënë KosovaPress-it, së viti 2017 ka qenë ndryshe dhe më pozitive në krahasim më vitet tjera. Sipas tij, më pjesëmarrjen e skuadrave tona në kupat evropiane, tashmë është organizimi dhe cilësia është më e mirë. Batatina mendon se është rivaliteti është shumë më i madh se edicionet e kaluara.

“Mendoj se ky vit ka qenë më ndryshe nga vitet tjera pas pranimit në instancat më të larta, pjesëmarrja e dy skuadrave tona në garat evropiane, mendoj se ka shtuar interesim dhe është rrite cilësia e futbollit në Kosovë. Të gjitha skuadrat mendoj se kanë e bërë punë e tyre adekuate, ka rivalitet më të madh te të gjitha skuadrat duke e parë diferencën e ngushtë më pikë të gjitha skuadrave dhe kjo tregon së cilësinë e skuadrave në nivelin më të lartë. Unë mendoj së prej përfundimit të luftës ky është kampionati më i interesant, cilësia më e lartë e futbollit, duke e ditur se vet infrastruktura sportive na mundëson një gjë të tillë duke e parë që kanë filluar të rregullohen shumë fusha sportive dhe mendoj së këtë kampionat, dhe kampionatin që e kemi lënë pas dhe sezona që vjen do të jetë cilësia më e lartë e futbollit kosovar në krahasim më atë që ka qenë deri tani”, ka thënë Batatina.

Të njëjtin mendim e ndan edhe trajneri i FC Gjilanit, Arbnor Morina. Sipas teknikut prishtinas, ka përparime në futbollin tonë. Edhe Morina thotë se me pranimin në instancat ndërkombëtare, është rritur interesimin nëpër klubet tona për të qenë pjesë e garave ndërkombëtare. Morina thotë së bazë të statistikave ka përparime edhe shtrirjen e lojës, raporton KosovaPress.

“Mendoj se përparime ka, sado të vogla që janë, përparime ka në futbollin e Kosovës. Vet fakti se jemi pranuar në instancat evropiane dhe botërore të futbollit, e kanë shtuar interesimin nëpër klube për më u paraqite në arenën ndërkombëtare, i patëm sivjet dy ekipe, vitin tjetër do të shkojnë prapë dy ekipe, nëse reprezentacioni bën paraqitje më të mira, mund të rritet numri, sepse rritet koficenti i pikëve e tjera, por mendoj se ka përparim. Përparimin ku e shoh? E shoh në disa sekuenca të lojës të cilat janë shfaqur dhe dokumentuar përmes statistikave të ndryshme, ato ekipe që kanë pasur marrëveshje me kompanitë e ndryshme të statistikave e dëshmojnë këtë fakt që po e them unë. Qarkullimi i topit është shumë më i madhe sesa viteve të kaluara, shpejtësia e transformimit prej fazës në fazë është më e madhe, vrapimi është përmirësuar dukshëm, do të thotë distancën që e përshkojnë lojtarët e Superligës është më e madhe, numri i topave të humbur në fazën e mbrojtjes është më i vogël, numri i fituar i topave në mesfushë është më i madh, të gjithat i kam të dokumentuar më fakte konkrete tregojnë se ka një përparim në futbollin e Kosovës”, ka theksuar Morina.

Edhe trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu është i bindur se ka përparime në futbollin tonë. Sejdiu përmes celularit i ka thënë KosovaPress-it se është një konklodim i të gjithëve që merren më futboll se ka lëvizje pozitive në të gjitha aspektet në futbollin tonë. Sipas Sejdiut, pranimi i skuadrave tona në Kupat Evropiane ka bërë që klubet të jenë më të organizuara në krahasim më vitet e kaluara. Sejdiu mendon se tani edhe konkurrenca në garat e ligës është shumë më e fortë.

“Është konklodim i të gjithëve se këtë vit futbolli ka përparime në të gjitha aspektet. Ky konklodim ka dal edhe në takimin e fundit që kishim ne trajnerët në Federatën e Futbollit të Kosovës. Pjesëmarrja e skuadrave në Evropë, ka bërë që klubet që të riorganizohen më mirë në gjitha aspektet. Kampionati është ndër më të mirët pasi që është konkurrenca tashmë është shumë më e madhe. Dalja në Evropë ka bërë që të organizohen më mirë, sepse më daljen në Evropë në një mënyrë shpaguhen investimet që bëjnë klubet”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar se “ajo që po nxjerr akoma telash klubeve tona janë disa problem më të cilat futbolli ynë përballet prej vitesh”.

Sejdiu beson se viti që po hyjmë do të sjell avancime edhe më të mëdha në lojën e futbollit. /KosovaPress/   


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress