Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 24.09.2018 08:18

​​ Vidal do të operohet, në dyshim për gjysmëfinalet ndaj Real Madridit

Prishtinë | 16/04/2018 13:02

Mesfushori kilian është lënduar në stërvitjen e djeshme të Bayern Munichut.



Arturo Vidal mund të jetë mungesa e madhe e Bayernit, në dy ndeshjet
gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit, pas lëndimit që ka
pësuar në gju të dielën në mëngjes.

Trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes ka konfirmuar mesfushori do t’i nënshtrohet
një intervenimi të vogël kirurgjik, por ai shpreson që Vidal t’ia dalë të kthehet në
kohë për të luajtur me Realin, transmeton Kosovapress.

“Arturo ka rrëshqitur dhe ka rënë në gju, gjë që ia ka shkaktuar edhe lëndimin”, ka
thënë Heynckes.
“Ai do të operohet dhe nuk do të luajë ndaj Leverkusenit në Kupën e Gjermanisë,
por duke e njohur karakterin e tij luftarak, shpresojmë që të kthehet sa më shpejt”,
ka theksuar ai./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress