Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:14

​Vermaelen: Gabova që qëndrova te Barcelona

| 14/11/2017 13:17

Mbrojtësi belg nuk ka vend në skuadrën e Ernesto Valverdes.

Thomas Vermaelen gjatë një interviste për mediat spanjolle ka shprehur pakënaqësinë e tij për situatën që po kalon te Barcelona.

Mbrojtësi, i cili gjatë këtij sezoni është aktivizuar vetëm një herë nga trajneri Valverde në Kupën e Mbretit, deklaroi se është penduar që ka mbetur pjesë e Barcçës, transmeton KosovaPress.

Ai theksoi se kishte vendosur të qëndronte duke menduar se kjo do të ishte pozitive për të, por duke parë situatën aktuale ai theksoi se asgjë nuk po shkon siç duhet, duke lënë të hapur një mundësi largimi gjatë janarit.

“Fillimisht mendova të largohesha pas disa ofertave, por ata më bindën të qëndroja”, ka thënë Vermaelen.

“Ky ishte një gabim pasi kam mundur të isha në ndonjë skuadër ku do të luaja rregullisht”, ka theksuar belgu. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress