Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:40

​Vëllai i Dybalas: Paulo do të largohet nga Juventusi

Prishtinë | 16/05/2019 13:24

Aventura e yllit argjentinas me Juventusin është drejt fundit.

Paulo Dybala ka vendosur t’i jap lamtumirën Juves. Kështu të paktën ka deklaruar vëllai i lojtarit, Gustavo Dybala, i cili beson se ai do të shkojë të luajë në një kampionat tjetër.

25-vjeçari ka pasur një sezon jo të mirë me Juven dhe marrëdhëniet e tij me trajnerin Massimiliano Allegri nuk janë më të mira, prandaj Dybala dëshiron të largohet.

“Ka shumë mundësi që Paulo të largohet. Ka nevojë të ndryshojë ambient. Ndihej shumë mirë në Itali, por tano jo më, si shumë futbollistë të tjerë të Juventusit. Nuk është i vetmi që do të largohet”, ka thënë Gustavo.

Për Dybalan interesohen Manchester United dhe Atletico Madridi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress