Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 10:26

​Vedat Muriqi mungon në dy ndeshjet e radhës

Prishtinë | 12/11/2019 13:54

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi

"Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. 

Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë", thuhet ndër tjerash në njoftimin e FFK-së

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress