Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 01:20

​Vedat Muriqi i mrekullueshëm, shënon dy gola

Prishtinë | 08/11/2019 23:51

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar edhe sonte të shkëlqejë në Turqi.

Muriqi ka realizuar dy gola në fitoren 3-2 të Fenerbahçes kundër Kasimpasas.

Muriqi të dy golat i shënoi nga penalltia, (6’ dhe 44’), derisa golin tjetër e shënoi Serdar Aziz (59’).

Për Kasimpasan, ku nga minuta e parë luajti mbrojtësi shqiptar, Loret Sadiku, shënuan Abdul Khalili (37’) dhe Syam Ben Youssef (56’).

Pas kësaj fitoreje, Fenerbahçe ka marrë pozitën e parë në Ligën turke me 20 pikë, i pasuar nga Alanyaspor që ka vetëm një pikë më pak.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress