Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 20.01.2020 02:31

​Vazhdon mbështetja për Agim Ademin, del me reagim edhe UKSHFZ

Prishtinë | 12/12/2019 09:21

Pas Gjermanisë, edhe Zvicra i ka dhënë përkrahje të plotë kreut të FFK’së, Agim Ademi.

Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, përmes një reagimi, ka njoftuar se e mbështet plotësisht kryetarin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas trazirave të fundit në futbollin kosovar.

Njoftimi i plotë:

“Reagim i UKSHFZ në lidhje me ngjarjet në FFK

Të nderuar dashamirë dhe sportdashësPuna e palodhshme dhe projektet në realizim sollën edhe sukseset e para në arenën ndërkombëtare të futbollit të Kosovës,ku çdo shqipëtar dhe sportdashës i flaktë është gëzuar tej mase këtij suksesi ku krenaria e tyre vërehet në të gjitha viset ku frymohet shqip.

Por,me zhvillimet e fundit dhe ndërhyrjet politike që vetëm njollosin punën e deritanishme të FFK-së,si dhe përpjekjet dashakeqe për të ngritur „dyshime“ mendojmë se kjo situatë nuk i përshtatet askujt përveç armiqëve të sportit dhe vlerave tona si Komb.

Ndryshimet dhe përkrahja fitohet në Kuvendet zgjedhore dhe asesi forma të tjera antidemokratike që vetëm do ta zbehin imazhin pozitiv që gëzon përfaqësuesja jonë në arenën ndërkombëtare.

Tashmë e konfirmuar edhe nga vetë shtëpia e futbollit Europian UEFA ,se Kuvendi zgjedhor i FFK-së në vitin 2018 është në pajtim të plotë me rregullat e FFK-së siç e parasheh edhe rregullorja e FIFA dhe UEFA-s.

Kjo situatë ka krijuar mjegull dhe pasiguri në gjithë arenën kombëtare e ndërkombëtare duke marrë parasysh qëllimin e përfaqësueses tonë për tu kualifikuar në Europianin 2020.

Prandaj,ne si UKSHFZ apelojmë tek të gjitha institucionet shtetit që vendimet e marra në Kuvendin zgjedhor 2018 të respektohen ligjërisht dhe ndryshimi të kërkohet në kohën dhe vendin e duhur,pra në Kuvendin e radhës siç e parasheh rregullorja e FFK-së.

Me respekt

Feti DemolliKryetar i UKSHFZ”

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress