Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.09.2018 11:34

​Vasiliadis: Greqisë i kanoset përjashtimi nga FIFA

| 13/03/2018 15:45

Pas incidenteve të ndodhur në ndeshjen PAOK – AEK, futbollit grek po i kanoset përjashtimi nga FIFA ose i ashtuquajtur Gregzit.

Këtë lajm për përjashtimin e mundshëm të Greqisë dhe klubeve të saja nga FIFA publik e bëri zëvendës ministri për sport i këtij vendi Jorgos Vasiliadis.

Sipas tij FIFA do merr një vendim të tillë me të vetmin qëllim që situata në futbollin e Greqisë të qetësohet në tërësi. Ditë më parë qeveria greke, pas kaosit në Selanik, mori vendimin për pezullimin e përkohshëm të kampionatit të tyre.

Vasiliadis është i mendimit se pronari i skuadrës së PAOK-ut, Savidis për incidentin e shkaktuar duhet të merr një gjobë të madhe financiare.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress