Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:21

​“Van Dijk nuk është në nivelin e Ramosit”

| 12/09/2019 12:31

Mesfushori i Liverpoolit, Danny Murphy ka thënë se Virgil van Dijk nuk është në nivelin e qendërmbrojtësit, Sergio Ramos.

Van Dijk fitoi çmimin lojtari më i mirë dhe është kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë.

Shumë njerëz e krahasojnë holandezin me kapitenin e Realit, Sergio Ramos, transmeton KosovaPress.

Për këtë gjë ka folur edhe Murphy duke thënë se Ramos është një ndër lojtarët me të mirë në planet.

“Nuk dëgjoj njerëzit që flasin për Ramos, duke konsideruar çfarë ka fituar dhe çfarë lojtari është. Ka qenë në majë për një kohë të gjatë, ka fituar dy kampionate evropiane dhe një kupë të botës me Spanjën, ka luajtur katër herë në kupën e botës dhe ka fituar katër tituj të ligës. Më shumë mundësi është një ndër lojtarët me të dekoruar në planet”, deklaroi ai.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress