Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 04:44

​Van Dijk: Kur isha në Celtic, klubet angleze dyshonin tek unë

Prishtinë | 13/08/2019 13:55

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka pranuar që gjatë kohës kur ishte në Celtic, klubet angleze dyshonin në vlerën e tij.

Para se të transferohet te Liverpooli, Southamptoni pagoi 16 milionë euro për të, transmeton KosovaPress.

“Kam punuar shumë. Kur isha në Celtic, ekipet e Premier Ligës nuk u interesuan për mua. Nuk donin të rrezikonin, ngase luaja në Skoci. Bëhesha gjithmonë më i mirë, mirëpo nuk kishte ndonjë efekt”, deklaroi ai.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress