Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 02:51

​Valverde: Huazimi në Deportivo La Coruna nuk funksionoi

Prishtinë | 12/11/2019 12:51

Mesfushori i Real Madrid, Fede Valverde ka pranuar se më herët huazimi te Deportivo La Coruna, nuk ishte i duhuri.

Valverde ka luajtur për pak kohë si huazim te Deportivo La Coruna, pastaj u transferua në “Santiago Bernabeu”, me qëllim të fitojë më shumë eksperiencë.

Futbollisti uruguaian tha se dëshira për të mësuar nga lojtarët e tjerë ka bërë që të pranojë ofertën e “Los Blancos”.

“Huazimi te Deportivo ishte i keq, pasi doja të isha gjithmonë në Real Madrid. Pastaj mendova për mundësinë për të mësuar nga lojtarët me eksperiencë”, deklaroi ai.

Reali vazhdon me formën e shkëlqyer pasi në pesë ndeshjet e fundit nuk kanë pësuar gol, derisa janë në vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me liderin Barcelonën.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress